Në Korçë heshtin, çfarë po përgatit Ardjan Takaj?

Skënderbeu është ende në gjyq me UEFA-n, këtë herë në shkallën më të lartë, CAS. Por, gjyqësori zviceran e pezulloi si çështje, për t’i hapur rrugë institucionit më të lartë të futbollit evropian për të vijuar punën me Champions dhe Europa League pa i llogaritur kampionët e Shqipërisë.

Por, kjo çështje përveçse ka sjellë një dëm të madh ekonomik në Korçë, është shoqëruar dhe me një heshtje si rrallë herë më parë. Zhurma që po bëhet në më të shumtat e rasteve është mediatike, por lojtarët që po largohen tregojnë se diçka nuk po shkon në radhët e 8 herë kampionëve të vendit.

Sabien Lilaj u largua drejt Azerbajxhanit, ndërsa ka të tjerë futbollistë që presin të marrin dokumentacionin dhe të firmosin diku tjetër. Por, ende nuk është dëgjuar dikush nga klubi korçar që t’iu hapë apo t’iu mbyllë derën njëherë e mirë lojtarëve për të ardhmen.

Ardjan Takaj nga ana tjetër duket se po përgatit një strategji ndryshe nga vitet e tjera. Duke qenë e nuk do të luajë në Europë, ai i ka lënë të gjithë të lirë, normalisht për pushime. Por, për “eduasportin.com” bëhet me dije se këtë vit puna do të jetë shumë më ndryshe nga vitet e shkuar.

Skuadra do të ketë në bazën e saj disa lojtarë me potencial, ndërsa do të mbeten pjesë e bardhekuqve futbollistë që nuk morën minutazhin e duhur këtë sezon që sapo u mbyll dhe që premtojnë për të ardhmen. Blerjet nuk mund të ikin dëm, kështu që Skënderbeu do të shfaqet sërish konkurrues në Superiore.

Organizimi nuk do të jetë vetëm për skuadrën e parë, por edhe për akademinë. Skënderbeu tashmë do të nisë punën edhe me skuadrat e moshave, ku kompleksi stërvitor i ngritur në Korçë ofron shumë shërbime dhe kështu që puna për këtë sektor mund të ngrihet shumë shpejtë dhe thjeshtë. Pritet që të emërohet së shpejti drejtori i akademisë, i cili do të jetë një figurë e njohur e klubit dhe më pas të nisë puna. Takaj po planifikon ndryshime serioze, edhe pse rrezikon shumë në gjyqin që ka kundër UEFA-s. /EDS/

**************************

Ndalohet ribotimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Në eduasportin.com do gjeni Lajme Sportive, Parashikime Ndeshjesh për Kampionatet Kryesore, Rezultate Live dhe Statistika Futbolli.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan