Në prag derbi dhe mungesë pikësh, Tiranën e kërcënon Kastrioti, “hirushja” e këtij edicioni

27 Nëntor 2020

Askush nuk e imagjinonte një fillim sezoni të tillë për Tiranën, të eliminuar me turp nga Kupa e Shqipërisë dhe në vendin e pestë, 6 pikë larg kreut. Pas një viti ky dominuan futbollin shqiptar dhe pas një aventure shumë pozitive në Europë, rrjedhimisht dhe shumë të ardhura, të gjithë prisnin që bardheblutë të ndërtonin një ekip akoma më të fortë. Nuk munguan investimet në merkato por impakti i shpresuar është ende shumë larg. Nuk ka asnjë efekt as ndryshimi i trajnerit, përtej dëshirës së madhe të Nevil Dedës, ekipit sërish i mungojnë pikët dhe forma e mirë.

Trajneri i ri kërkon kohë por çdo pikë e lënë mund të ketë një ndikim shumë të madhe në objektivat sezonal. Këtë të diel përballen me Kastriotin, një ekip që në katër javë ka arritur të marrë tetë pikë, madje duke mposhtur rivalë si Partizani apo duke i marrë pikë Laçit, një ekip që po kalon një formë shumë të mirë. Tiranës i duhet me çdo kusht pikët e plota, jo vetëm për të rikuperuar terren me rivalët por mbi të gjitha për tu çliruar përpara derbit të kryeqytetit. Rëndësia e përballjes me të kuqtë nuk ka nevojë për koment, sezoni i bardhebluve një vit më parë ndryshon pikërisht pas fitores kundër Partizanit, ky është momenti i duhur për të nisur sërish një kthesë të fortë por më parë duhet mposhtur Kastrioti.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb
www.balkanweb.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan