Në Premier League nis stërvitja në grup, anglezët marrin shembull nga Bundesliga

19 Maj 2020

Premier League “ndez motorët” dhe bëhet gati të kthehet në fushën e lojës për të mbyllur sezonin e ndërprerë si pasojë e alrmit të Covid-19. Nga e marta, skuadrat kanë nisur stërvitjen në grupe, në fillim me numër të reduktuar lojtarësh dhe javën e ardhshme kolektivisht. Një hap përpara rinisjes së futbollit anglez, që pavarësisht se duhet të zgjidhe ende disa mosmarrëveshje mes klubeve projekton mesin e qershorit për të filluar me ndeshjet.

1440×810 Cmsv2 9ab351f8 495f 5cb0 Bce8 9f2817a6eab8 4689338

Data 13 e muajit të ardhshëm konsiderohet si parashikimi më optimist, ndërsa data më e mundëshme është 19 qershori. Kjo do të kënaqte edhe një pjesë të klubeve dhe trajnerëve, që kanë kërkuar më shumë kohë për të përgatitur skuadrat pas ndalesës së gjatë.

Fundi i qershorit i pretenduar nga ata konsiderohet shumë larg dhe për këtë arsye data 19 shihet si një rrugë e mesme. Sipas mediave angleze, drejtuesit e Premier League nxitojnë për të kthyer kampionatin, sidomos pasi panë Bundesligën në fundjavë. Sipas tyre, futbolli gjerman shërben si një udhërrëfyes për të gjithë futbollin europian që kërkon të kthehet në fushë për të mbyllur sezonin.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb
www.balkanweb.com