Në pritje të një përgjigje zyrtare nga Edi Rama, Liga shtyn sërish vendimin, vendos një afat të ri

26 Tetor 2020

Në pritje të një përgjigje zyrtare nga qeveria, Liga shtyn sërish vendimin për rifillimin e sezonit apo vijimin e bojkotit. Pas mbledhjes së radhës, presidentet e Superligës, vendosën një afat të ri, mbeten në pritje të një përgjigje deri ditën e enjte për të vendosur më pas se si do të vijohet, të premten është parashikuar edhe mbledhja e radhës:

“Ne do të presim deri ditën e enjte nëse do të kemi një përgjigje nga qeveria. Më pas do mblidhemi për të vendosur për bojkotin. Po i lëmë një afat tjetër, për të pasur një përgjigje dhe më pas do mblidhemi për të marrë vendimin përfundimtar. Nuk e dimë pse ende nuk ka ardhur një përgjigje përfundimtar. Nuk ka një ngërç.

Nëse nuk vjen deri ditën e enjte, do mblidhte Liga ditën e premte dhe më pas do vendsim. Nuk kemi detaje se çfarë diskutoi Duka me Ramën, ishte pozitiv, por nuk kemi detaje. Ky bojkot nuk e rrezikon kampionatin. Nuk është diskutuar asnjë propozim tjetër për kampionatin, u shpreh presidenti i Ligës, Edvin Libohova

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb
www.balkanweb.com