Në Spanjë e bëjnë fakt të kryer, Zidane rikthehet te Reali

11 Mars 2019

Në Spanjë e bëjnë fakt të kryer, Zidane rikthehet te Reali

Zinedin Zidane pritet ta rimarrë drejtimin e gjigantit spanjoll Real Madrid.

Ka qenë e përditshmja spanjolle Marca që ka zbuluar lajmin ekskluziv për rikthimin e Zidanes në krye të Los Blancos.

Sipas kësaj të përditshme bordi i klubit madrilen do të mbajë së shpejti një mbledhje për ta shkarkuar trajnerin aktual Santiago Solarin.

Duket se klubi mbretëror ka arritur ta bind francezin Zidane për ta rimarrë drejtimin e Real Madrid.

Zinedine Zidane. (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

Los Blancos nuk po kalojnë nëpër një periudhë të mirë, pasi janë eliminuar nga Kupa e Mbretit dhe Liga e Kampionëve.

Në anën tjetër pas humbjes nga Barcelona, javën e kaluar Real Madridi ka mbetur tejet mbrapa edhe në garë për titullin e kampionit.

Zidane pritet të jetë trajneri i tretë këtë edicion i Real Madridit, pasi Los Blancos e nisën me Julian Lopeteguin dhe aktualisht janë me Santiago Solarin.

46-vjeçari në krye të Real Madridit ka fituar tri herë Ligën e Kampionëve, një herë titullin në La Liga, një Superkupë të Mbretit dhe dy herë Kupën e Botës për klube. /Telegrafi/

www.telegrafi.com