Në Spanjë e bëjnë të kryer, lojtari i Barcelonës udhëton sot drejt Milanos për vizitat mjekësore

14 Shtator 2020

Arturo Vidal do fluturojë sot drejt Italisë, për të kryer vizitat mjekësore nesër tek Interi raportojnë mediat në Spanjë. Mesfushori ka qenë në negociata me Barcelonën për të përfunduar kontratën e tij.

Sipas “RAC1”, detajet janë mbyllur dhe kiliani do udhëtojë sot drejt Milanos. “Mundo Deportivo” shkruan se Vidal nuk do jetë në stërvitjen e sotme të Barcelonës e programuar pasdite. Mesfushori kilian thuhet se ka arritur marrëveshje personale me Interin.

PANORAMASPORT.AL

www.panorama.com