REZULTATET LIVE
Shiko listen e plote

Në Spanjë e bëjnë të sigurt: CR7 fiton “Topin e Artë”

6 Dhjetor 2017 18:57

Cristiano Ronaldo nesër do të marrë “Topin e Artë” numër pesë në karrierën e tij. Gjithçka do të ndodhë në një ambient të pakrahasueshëm, në Paris, përpara Kullës Eiffel, në një ceremoni madhështorë për të kurorëzuar atë si lojtarin më të mirë të botës për vitin 2017. Pas 2008, 2013, 2014 dhe 2016, madrlieni do të mbajë në krahë këtë çmim, duke barazuar Leo Messin.

France Football ka përgatitur për këtë rast një film të natës së vonë. Një program i veçantë që do të kulmojë me paraqitjen e “Topit të Artë” në të njëjtin skenar në të cilin fituesit e Roland Garros mburren për fitoren e tyre. Në një nga vendet më të fotografuara në botë. Me lojtarin më mediatik në planet.

Një fotografi që do të bëhet menjëherë një poster, një nga imazhet më ikonike të kohës sonë, sepse do të shërbejë për të kujtuar ditën që Cristiano dhe Messi barazohen në krye të podiumit të dominimit botëror, me pesë “Topa Ari” për kokë, duke përfituar nga dhjetëvjeçari i fundit i futbollit, kulmi i dhjetë viteve të tiranisë së trofeve.

La Ligan dhe Champions League i fitoi me Real Madridin dhe golat e tij në fazën kualifikuese për Kupën e Botës, që bënë të mundur hyrjen e Portugalisë në turneun e verës së ardhshme në Rusi, janë argumentet e mëdha për Cristiano Ronaldo, i cili tashmë numëron orët të puth me duart e tij një çmim të ri të artë, një Top të ri të Artë. Cristiano i VII i Madridit do të kurorëzohet nesër si Cristiano i V i Parisit.

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment
Tifozët e United të mahnitur që Arsenali ka rënë dakort

Gjithçka “OK” për shkëmbimin Sanchez-Mkhitaryan

21 Janar 2018 00:11

Më në fund “pazëlli” është plotësuar, shkëmbimi Sanchez-Mkhitaryan tashmë është bërë realitet. Kiliani bashkohet me Manchester United, ndërsa armeni me Arsenalin.

MKKHITARYAN - Henrikh ka pranuar transferimin nga Manchester United tek Arsenali, duke realizuar shkëmbimin. Mesfushori 28-vjeçar do të kryejë vizitat mjekësore të dielën dhe më pas do të nënshkruajë kontratën e re për të zyrtarizuar transferimin e tij të hënën. Kohëzgjatja e marrëveshjes me "Topçinjtë" dhe paga e tij ende nuk dihen.

SANCHEZ - Ardhja e Mkhitaryan-it ishte kushti i vendosur nga Arsenali për t'i dhënë dritën jeshile kalimit të Alexis Sanchez-it tek “Djajtë e Kuq”. Sulmuesi, që në fund të qershorit i përfundonte kontrata me “Topçinjtë”, dukej i destinuar për t’u bashkuar me Manchester City-n, por përfshirja e Mourinho-s bëri që ai të përfundojë në “Old Trafford”. Si Sanchez ashtu edhe Mkhitaryan nuk ishin pjesë e ekipeve të tyre përkatëse në ndeshjet që skuadrat zhvilluan të shtunën. /EDS/

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment
Dy sportistët e mbyllën vitin 2017 me medalje në arenën ndërkombëtare

Smajlaj dhe Qerimaj, nderohen me çmimin "Krenaria e Shkodrës"

20 Janar 2018 23:49

Atleti Izmir Smajlaj dhe peshëngritësi Erkand Qerimaj janë nderuar mbrëmjen e sotme me titullin e lartë “Krenaria e Shkodrës” në aktivitetin e zhvilluar në teatrin “Migjeni”. Në këtë aktivitet janë vlerësuar më të mirët e fushave të ndryshme, pas një votimi që është bërë prej më tepër se një muaji. Në 2017 Smajlaj u shpall kampionin i Evropës në atletikë, ndërsa Qerimaj nënkampion i Evropës në peshëngritje.

Peshëngritësi u shfaq i lumtur për këtë vlerësim që i bëhet nga qyteti i tij, teksa theksoi, se në vitin 2018 do të punojë edhe më fort për të nderuar Shkodrën dhe Shqipërinë në arenën ndërkombëtare. “Sonte mora çmimin “Krenaria e Shkodrës” për rezultate me medalje në vitin 2017. Shpresoj, që edhe në 2018 të ngrejë flamurin lart në Evropianin që zhvillohet ne Tiranë në mars”, shkruan Qerimaj në “Facebook”. /EDS/

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment
Henrique duhet të tregohet i shpejtë, pasi nuk është i vetmi që interesohet për të

Mourinho dhe Wenger i shpallin “luftë” Paris SG për portugezin

20 Janar 2018 23:19

Arsene Wenger dhe Jose Mourinho janë hedhur në sulm për të nënshkruar me objektivin e Paris SG, Danilo Pereira shkruan “le10sport.com”. Antero Henrique do të duhet të luftojë shumë, nëse dëshiron të marrë yllin e Porto-s. Prioritet për verën e ardhshme është N'Golo Kanté, por në rast se ky operacion nuk realizohet PSG ka gati planin B. Në këtë mënyrë, klubi i kryeqytetit do të provojë për Fabinho dhe Danilo Pereira, dy lojtarë që ngjallën kuriozitetin e Antero Henrique verën e kaluar.

Sipas “The Sun”, Antero Henrique duhet të tregohet i shpejtë, pasi nuk është i vetmi që interesohet për Pereira. Drejtori sportiv i Paris SG do të sfidohet nga dy gjigandët e Premier League, Manchester United dhe Arsenal. Mësohet se José Mourinho dhe Arsène Wenger do të futen në “valle” për mesfushorin portugez dhe e kanë ndjekur lojtarin këtë të premte në ndeshjen mes Porto dhe Tondela. Një gjë është e sigurtë: Që mesfushori do të largohet nga Porto, por destinacioni është ende enigmë... /EDS/

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment
Fjalët e mira nuk mungojnë për Sarri-n

Capello: Rafinha? Inter nuk ka shumë kohë për të

20 Janar 2018 23:16

Fabio Capello po vazhdon karrierën e tij si trajner te skuadra kineze e Jiangsu Suning. Por ai e ndjek me vëmendje edhe kampionatin italian. Capello flet për prurjen më të fundit tek Interi, Rafinha, si edhe takimin Atalanta-Napoli.

“Rafinha është një futbollist që ka cilësi, por vjen pas një dëmtimi. Le t’i japim kohë, por Interi nuk ka shumë. Në atë pozicion, mund t’i japë shumë zikaltërve. Mendoj se i duhen tri takime të vërteta. Futbolli italian, krahasuar me atë spanjoll është shumë ndryshe. Por nëse është blerë, ka garanci për të”, tha italiani.

Në lidhje me sfidën midis Atalanta-s dhe Napolit, ai u shpreh: “

Sarri është një trajner inteligjent, bëri një mrekulli vitin e shkuar. E kuptoi që duhej të rrezikonte, ndërtoi një ekip të mirë, të aftë me presionin që bën. Për Napolin mund të jetë një sfidë me rëndësi”, përfundoi Capello.

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment