Në Spanjë janë 32 raste me coronavirus, merret vendimin për tifozët në ‘El Clasico’

28 Shkurt 2020

Në Spanjë janë regjistruar 32 raste të coronavirusit, por presidenti i La Ligas, Javier Tebas, e ka konfirmuar se “El Clasico” e së dielës nuk rrezikohet aspak të shtyhet.

Madje edhe tifozët do të jenë të pranishëm në stadium sipas të parit të kampionatit spanjoll, nëse situata nuk përshkallëzohet.

“Nuk e konsiderojmë mundësinë e shtyrjes së ‘El Clasicos’ ose të ndonjë ndeshjeje tjetër.  Për ndeshjen e së dielës, kemi ngritur një komision të La Ligas për të monitoruar situatën”.

“Po shikojmë mundësinë t’i zhvillojmë ndeshjet me dyer të mbyllura. Nëse kjo nuk është e mundur, atëherë takimet do të shtyhen”.

“I kemi dërguar planin tonë UEFA-a”, ka bëri me dije presidenti Tebas.

Ndryshe nga Italia, ku shumë ndeshje të ligave të ulëta janë shtyrë, ose luhen me dyer të mbyllura, në Spanjë, ndeshjet zhvillohen normalisht.

Nëse situata shëndetësore në Spanjë përkeqësohet atëherë autoritetet mund të marrin ndonjë vendim tjetër. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan