Në Spanjë janë të sigurt, Conte nga e hëna emërohet trajner i Realit

28 Tetor 2018

Në Spanjë janë të bindur se nga dita e nesërme, Antonio Conte do të marrë detyrën e trajnerit të Real Madridit. Presidenti Florentino Perez do të ndërpresë kontratën me teknikun Julen Lopetegui, pasi nuk mund të pranojë një turpërim të tillë nga Barcelona në “Camp Nou”. Sipas gazetës sportive spanjolle “AS”, pritet që ditën e nesërme të mblidhet kryesia e klubit madrilen dhe ata të ndërpresin kontratën me Lopetegui-n dhe të lajmërojnë uljen në stol të Conte-s.

Vetë Conte ndodhej në Egjipt për pushime, por ai po udhëton drejt Madridit për të marrë detyrën e re. Që nga vera e kaluar, ai ishte pa ekip, duke qenë se ndërpreu marrëdhëniet me Chelsea-n. Pritet që ndeshja e tij e parë në stolin madrilen të jetë të mërkurën në Kupën e Mbretit. Shkarkimi i Lopetegui-t do t’i kushtojë Realit 18 milionë euro. /EDS/

***********************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.