Nëna e Romelu Lukaku fanse e flaktë e Lionel Messit, jashtëzakonisht e lumtur që e takoi – fotografi dhe përqafime në Old Trafford

12 Prill 2019
Nëna e Romelu Lukaku fanse e flaktë e Lionel Messit, jashtëzakonisht e lumtur që e takoi – fotografi dhe përqafime në Old Trafford

Vizita e fundit e Lionel Messit në Old Trafford ishte e mbushur me aksion, duke e përfshirë edhe një moment kur nëna e Romelu Lukaku, ishte në tunel pas ndeshjes, duke u fotografuar dhe duke e përqafuar yllin argjentinas.   

Sytë e të gjithëve ishin te pesë herë fituesi i ‘Topit të Artë’, ku në këtë ndeshje  ai pësoi një dëmtim pas goditjes me bërryl nga Cris Smalling.

Ai përfundoi me hundë të gjakosur pas përplasjes.

Lionel Messi . (Photo by Stu Forster/Getty Images)

Ndeshja u mbyll me rezultat 1-0 me autogolin e Luke Shaw, që e devijoi goditjen me kokë të Luis Suarez.

Pas mbylljes së ndeshjes për 32-vjeçarin kishte shumë interesim në korridoret e stadiumit.

Nëna e Romelu Lukaku, Adolphine, ishte absolutisht e emocionuar që  e takoi  lojtarin.

📹 | Lukaku's mother met Messi after the match against Manchester United and appreciated him.

pic.twitter.com/kWLvzU8fKv

— BarçaTimes Media (@BTVideoClips) April 12, 2019

“Oh, Messi, Messi!”, ishin fjalët e saj teksa u fotografua dhe u përqafuan në tunel. Reagimi i Messit ishte i jashtëzakonshëm, që e priti me shumë respekt.

Lukaku dhe nëna e tij kanë një lidhje të veçantë.

Lukaku’s mum is a legend the way she hugged messi 😭😭😭😭😭

— messis blooded nose (@mesquebarcelona) April 11, 2019

Ai shpesh golat e shënuar ia dedikon asaj, sikurse që ishte ai me Panamanë në Kampionatin Botëror me një mesazh prekës: “Të dua mami.”

Lukaku ka treguar se a pasur fëmijëri të vështirë, duke kujtuar se sa shumë ka vuajtur nëna e tij që t’i ushqejë fëmijët. /Telegrafi/

www.telegrafi.com