Nëse Conte emërohet trajner, Hazard nuk transferohet te Real Madrid

23 Tetor 2018

Ardhja e mundshme e Antonio Contes në stolin drejtues të Real Madridit mund të ketë pasoja të paparashikuara në të ardhmen e klubit të bardhë. Italiani është një nga kandidatët potencialë për të zëvendësuar Julen Lopetegui si trajner i “Los Blancos”, nëse Florentino penez, nisur nga ecuria aspak e mirë e të tijve në këtë sezon, vendos ta shkarkojë teknikun bask.

Drejtuesit e klubit të bardhë kanë folur dy herë me italianin në këtë muaj. Hera e parë është zbuluar nga “Corriere dello Sport”, të hënën, më 15 tetor, ndërsa e dyta, siç shkroi “AS”, të shtunën e kaluar, pas disfatës kundër Levantes. Nuk ka dyshime se Conte është kandidati më bindës për të marrë stafetën e Lopetegui në “Santiago Bernabeu”, edhe pse kjo mund të jetë problem për përfshirjen në skuadër të një tjetër objektivi të mëdha të kampionëve europianë në fuqi. Fjala është për Eden Hazard.

Ndërkombëtari belg ka punuar dy vite nën drejtimin e trajnerit Antonio Conte në klubin londinez (Chelsea), dy sezone në të cilat, siç kujton sot “Mirror”, marrëdhëniet mes tyre ishin të mira vitin e parë, kur fituan Premier League, por aspak të tilla në vitin e dytë, kur pati tensione mes lojtarëve dhe trajnerit italian në “Stamford Bridge”. Tani lindin dyshime serioze për disponueshmërinë e Hazard për të nënshkruar me një ekip, që drejtohet nga një trajner, me të cilin, në fund të fazës së tij në stolin e Chelsea, dha mesazhe shigjetuese përmes shtypit. Fjala është për rastin kur ish-trajneri i Chelsea tha publikisht se është pak i shqetësuar për nivelin e lumturisë së yllit të tij (që përkonte edhe me zërat e interesit nga Real Madrid), ose kur lojtari u ankua për pozitën në të cilën ishte vendosur për të luajtur kundër Manchester City.

Pra, nëse Antonio Conte bëhet përfundimisht trajneri i Real Madridit, klubi i bardhë do të duhet të bindë yllin belg jo vetëm të largohet nga Chelsea, klub i cili deri atëherë mund ta ketë bërë lojtarin më të paguar në Premier League, por të punojë përsëri me italianin. Vetëm atëherë mund të shihet nëse grindjet apo historitë e vjetra peshojnë aq shumë. /EDS/

***********************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.