Nëse dështojnë në Kai Havertz – Chelsea ka tri opsione në skenarin më të keq

12 Gusht 2020

Chelsea është duke e kërkuar me ngulm transferimin e Kai Havertz nga Bayer Leverkuseni në këtë afat kalimtar.

Sipas asaj që raportojnë mediat gjermane dhe ato angleze, ‘Farmacistët’ kërkojnë 100 milionë euro nga shitja e lojtarit.

Chelsea nuk po pranon të ofrojë më shumë se 80 milionë euro plus dhjetë milionë në bonuse.

Havertz është pajtuar me kushtet e ofruara nga The Blues në një kontratë pesëvjeçare, por akordi mes dy klubeve nuk po arrihet.

Në rast se skuadra londineze nuk mund të transferojë mesfushorin gjerman, atëherë kanë tri alternativa të tjera.

Marcus Thurma nga Borussia Monchegladbach, Domenico Berardi i Sassuolos dhe Christpoher Baumgartner nga Hoffenheimi. /Telegrafi/

Coronavirus – Statistikat

TotalKosova

Infektuar
Shëruar
Vdekur

Data credits CSSE at JHU

Trendi i Coronavirus-it në Kosovë

Data credits:corona-ks

Të gjitha lajmet rreth Coronavirus-it
www.telegrafi.com