Nëse dështon Chilwell, Chelsea ka tri alternativa për mbrojtës të majtë

11 Gusht 2020

Chelsea është duke tentuar që të transferojë me ngulm Ben Chilwellin nga Leicester City në këtë afat kalimtar veror.

The Blues ka disa javë që janë në bisedime me Dhelprat, mirëpo këta të fundit i duan vetëm 80 milionë euro për kartonin e tij.

Chelsea po refuzon të paguajë këtë shifër të lartë, derisa janë në negociata për një çmim më të ulët.

Në rast se Leicesteri nuk pranon të ulë çmimin e kërkuar për lojtarin, atëherë skuadra londineze do t’i ketë tri alternativa tjera.

Sipas asaj që raporton Goal.com, blutë do të tentojnë të transferojnë Alex Telles nga Porto, Nicolas Tagliafico ose Marc Cucurellan nga Getafe.

Por, për të realizuar njërin nga këto transferime, Chelsea duhet të shesë Emerson Palmierin ose Marcos Alonson. /Telegrafi/

Coronavirus – Statistikat

TotalKosova

Infektuar
Shëruar
Vdekur

Data credits CSSE at JHU

Trendi i Coronavirus-it në Kosovë

Data credits:corona-ks

Të gjitha lajmet rreth Coronavirus-it
www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan