Nëse largohet Donnarumma, Milan e ka që tani gati zëvendësuesin

Drejtuesit e Milanit nuk janë të angazhuar vetëm në transferimin e lojtarëve të rinj nga e gjithë bota, por po fokusohet edhe tek ata që ndodhen në Itali. Njëri prej tyre është pikërisht Alessandro Plizzari, një portier shumë i ri i lindur në vitin 2000, i cili ka rënë në sy tek akademia e Milanit dhe tek kombëtarja U-20 e Italisë.

Një talent absolut, madje disa e krahasojnë me Gianluigi Donnarumma-n, duke pasur parasysh se edhe portieri aktual i Milanit ka ndjekur të njëjtën rrugë. Plizzari është i huazuar te Ternana në Serie B në mënyrë që të piqet dhe të gjejë përvojën që i duhet për të luajtur në nivele të larta. 18 paraqitje deri më tani, por sezoni i vështirë i ekipit nga Umbria i ka frenuar shpërthimin.

Sipas “Gazzetta dello Sport”, Milan po monitoron vazhdimisht progresin e portierit të vet dhe do të dëshironte ta rikthente atë përsëri në Milanello që nga sezoni i ardhshëm. Prandaj nuk duhet të përjashtohet mundësia që në rast të një largimi të papritur të Gianluigi Donnarumma-s (dhe rrjedhimisht edhe vëllait të tij Antonio) zëvendësuesi sigurisht që mund të jetë Plizzari, që do i duhej të luftojë për një vend titullari me Pepe Reina-n, i bllokuar tashmë nga Milani me parametra zero./EDS/

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan