” Nëse Neuer nuk luan në Botëror, Löw nuk e ka problem”

” Nëse Neuer nuk luan në Botëror, Löw nuk e ka problem”

Ottmar Hitzfeld nuk sheh ndonjë alarm te dëmtimi i portierit Manuel Neuer. Kapiteni i Bayern-it po rikuperohet pas operacionit në kockën metatarsale të këmbës dhe pritet të rikthehet në fushë në mars.

Në qershor do të nisë Botërori i Rusisë dhe ndoshta Neuer nuk do të jetë në kulmin e formës, por ish-trajneri ka një mendim mjaft interesant. “Kjo nuk do ta shqetësojë trajnerin Jogi Löw. Ne kemi plot alternativa”, – është shprehur “Gjenerali”.

“Nëse Neuer nuk do t’ia dalë për të luajtur në Rusi, sigurisht që nuk do t’i gjejmë dot një zëvendësues me aftësitë e tij, sepse ai është portieri më i mirë në botë. Gjithsesi, Marc-André ter Stegen nuk ka pse fshihet pas tij. Ai është mjaft i mirë”, – ka shtuar ish-trajneri i kombëtares së Zvicrës.

Nëse Hitzfeld thotë se dëmtimi i gjigantit Neuer nuk është ndonjë problem i madh, ndoshta duhet të nisim ta marrim të mirëqenë. Deri tani kjo është konsideruar si diçka tragjike.