"Nëse Neuer nuk luan në Botëror, Löw nuk e ka problem"

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
27 Dhjetor 2017 16:32
Deklarata e guximshme vjen nga një trajner legjendar

Ottmar Hitzfeld nuk sheh ndonjë alarm te dëmtimi i portierit Manuel Neuer. Kapiteni i Bayern-it po rikuperohet pas operacionit në kockën metatarsale të këmbës dhe pritet të rikthehet në fushë në mars.

Në qershor do të nisë Botërori i Rusisë dhe ndoshta Neuer nuk do të jetë në kulmin e formës, por ish-trajneri ka një mendim mjaft interesant. "Kjo nuk do ta shqetësojë trajnerin Jogi Löw. Ne kemi plot alternativa", - është shprehur "Gjenerali".

"Nëse Neuer nuk do t'ia dalë për të luajtur në Rusi, sigurisht që nuk do t'i gjejmë dot një zëvendësues me aftësitë e tij, sepse ai është portieri më i mirë në botë. Gjithsesi, Marc-André ter Stegen nuk ka pse fshihet pas tij. Ai është mjaft i mirë", - ka shtuar ish-trajneri i kombëtares së Zvicrës.

Nëse Hitzfeld thotë se dëmtimi i gjigantit Neuer nuk është ndonjë problem i madh, ndoshta duhet të nisim ta marrim të mirëqenë. Deri tani kjo është konsideruar si diçka tragjike.

Kroacia dhuron milionat e Botërorit, Dalic kryqëzon politikën

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
18 Korrik 2018 11:01
I ashpër trajneri

Trajneri i Kroacisë Zlatko Dalic ka qenë shumë kritik ndaj realitetit social të vendit të tij dhe sjelljes së politikanëve. Në një letër të hapur botuar para festimeve në Zagreb në një profil të ekipit kombëtar kroat në Facebook, trajneri i bën thirrje politikanëve të mos përdorin sukseset e Kombëtares për përfitimet e tyre dhe njoftoi se lojtarët do të dhurojë çmimet që fituan në Botëror, që janë vlerësuar rreth 23 milionë euro, për një fondacion fëmijësh.

Ky është një ekstrakt i gjerë i letrës së Dalic, i nënshkruar edhe nga lojtarët:

"Ky brez ka treguar se një grup lojtarësh të mëdhenj mund të arrijnë pikun global pa marrë parasysh kombin, buxhetin apo rëndësinë e stadiumit.

I shkruaj këto rregulla për shkak të situatës së vështirë në Kroaci. Kroacia është vendi më i varfër në Bashkimin Evropian [nga 28 vende, është i treti me GDP më të ulët për frymë, me 11,700 euro, vetëm pas Bullgarisë dhe Rumanisë]. Kroacia është një vend nga i cili kanë ikur miliona njerëz në 20 vitet e fundit. Sot në Kroaci, pensionistët tanë nuk janë në gjendje për të përmbushur nevojat e tyre themelore, të rinjtë nuk mund të përballojnë shkollimin, shëndetin, po falimenton dhe gjyqësori, i cili mbron biznesin e madh dhe të korruptuar.

I kërkoj të gjithë politikanëve dhe përfaqësuesve të autoriteteve që kanë çuar njerëzit në ferr të mjerimit, dëshpërimit dhe varfërisë për të qëndruar larg nga Kombëtarja e Kroacisë. Ju nuk jeni të mirëpritur në veshjet tona, nuk duam të bëjmë fotografi ose të merremi me ju. Ju jeni ata që e bëtë Kroacinë me njerëzit më të varfër në Europë. Kemi fëmijë që nuk e kanë parë kurrë detin dhe Kroacia ka më shumë se një mijë kilometra vijë bregdetare. Kemi fëmijë që shkojnë të uritur në shtrat, sepse prindërit e tyre, të papunë, nuk kanë çfarë t'u japin për të ngrënë.

Njerëzit që e kanë bërë këtë në vendin tonë nuk janë të mirëpritur. Ju lutemi respektoni vendimin tonë, mos mbani fanella të Kombëtares së futbollit ose të përdorni suksesin tonë për promovimin tuaj. Pra, ju minoni vlerën e punës tonë.

I gjithë ekipi raporton se ata do të dhurojnë çmimet e fituara në Kupën e Botës në Rusi për një fondacion për fëmijët kroatë. Ky fondacion do të financojë pushimet verore për ata fëmijë që nuk kanë parë kurrë detin Adriatik. Anëtarët e ekipit kroat futbollit janë me popullin e Kroacisë dhe do të bëjë atë që ata mund t’i ndihmojnë, përtej fitoreve. Të gjithë fëmijët kroatë do të kenë mundësinë të kalojnë të paktën shtatë ditë në bregdetin kroat. Kjo është më së paku që mund të bëjmë për më të prekshmit". /EDS/

 

************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

Fjalimi frymëzues i Pogba, një lider i vërtetë (VIDEO)

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
17 Korrik 2018 23:37
Kritikët të heshtin

Paul Pogba shënoi një gol në finalen e Moskës kundër Kroacisë, për të ngjitur Francën në majën e botës, por kontributi i tij më i madh duket se ka qenë jashtë fushe. Një video e shpërndarë në internet orët e fundit tregon mesfushorin e Manchester United duke mbajtur një fjalim frymëzues para se ai dhe shokët e tij të dilnin në fushë kundër Uruguait në çerekfinale.

Edhe pse kapiteni i skuadrës ishte Hugo Lloris, lideri i vërtetë duket qartë që është Pogba. i veshur vetëm me pantallona të shkurtra, Pogba deklaroi se Franca do të arrinte në finale dhe thirri me të madhe: “Që të jesh më i miri, duhet të mundësh më të mirët”.

Ai u thotë shokëve të skuadrës se duhet të vërtetonin në fushë se e meritonin të ishin në formacion, por duhet të luftonin edhe për pjesën tjetër të skuadrës. Video e dalë nga dhoma e zhveshjes mendohet të jetë bërë publike pikërisht për t’iu kundërpërgjigjur kritikëve të shumtë të lojtarit sidomos me klubin e tij./EDS/

**********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

Lë punën si trajner për të vazhduar karrierën si dentist

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
17 Korrik 2018 19:14

Tri javë pasi skuadra e drejtuar prej tij u eliminua nga Kupa e Botës, trajneri i Islandës Heimir Hallgrimsson dha dorëheqjen. Vendimin e konfirmoi edhe Federata Islandeze e Futbollit e cila tashmë është vënë në kërkim të një trajneri të ri.

51-vjeçari vendosi vetë për të lënë kombëtaren, me të cilën punonte prej 7 vitesh, më parë si ndihmës i Lagerbak e më pas si trajner i parë.

Tani Hallgrimsson i rikthehet profesionit të dentistit, të cilin e ka ushtruar gjatë gjithë jetë së tij. Që prej humbjes ndaj Kroacisë në fazën e grupeve që solli edhe largimin e parakohëshëm të skuadrës nga turneu, Hallgrimson kishte lënë të hapur mundësinë për të ndërprerë punën e tij me kombëtaren, ndërsa tani vjen edhe vendimi zyrtar.

“Nuk ka punë më të mirë se sa të punosh si trajner i skuadrës kombëtare të Islandës. Do të jetë e vështirë për mua ta lë skuadrën. Por më parë le të shkojmë me pushime e më pas do të ulemi e do të flasim për atë që do të ndodhë”, pati deklaruar fill pas eliminimit nga Botërori.

Si ndihmës i suedezit Lagerback, Hallgrimsson u bë i famshëm gjatë Euro 2016, sikurse gjithë kombëtarja islandeze e cila fitoi zemrat e tifozëve nga e gjithë Europa gjatë turneut francez. Dy vjet më parë Islanda arriti një sukses të paimagjinueshëm duke u kualifikuar deri në fazën finale të turneut e madje duke arritur deri në çerekfinale, pasi eliminoi Anglinë.

Më pas nën drejtimin e Hallgrimsson si trjaner i parë, Islanda u kualifikua për herë të parë në historinë e saj në një Botëror, edhe pse nuk arriti të kalonte përtej fazës së grupeve./EDS/

**********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

Alarm për helmim, Rami tmerroi shokët e ekipit

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
17 Korrik 2018 17:18

Adil Rami është një nga lojtarët më të lakmuar të momentit. Ndërkohë, ai fitoi një kampionat botëror, pa luajtur asnjë minutë. Pastaj do të martohet me Pamela Anderson, një ëndërr e ndaluar prej (të paktën) dy brezave që janë rritur duke ëndërruar Kaliforninë dhe duke u shpëtuar nga kujdestarja e plazhit më seksi në botë. Dhe ai gjithashtu arriti të shmangte përjashtimin nga ekipi kombëtar edhe pse ... u përpoq të terrorizonte hotelin ku po qëndronte në Francë.

E gjithë faji i një situate që doli jashtë kontrollit: gjithçka ka ndodhur në natën e 30 qershorit, kur Franca po festonte fitoren kundër Argjentinës. Rami, i cili e ka treguar këtë histori për TF1, ishte mbyllur në dhomën e tij duke luajtur lojën e famshme elektronike Fortnite. Për ata që nuk e dinë se çfarë është, bëhet fjalë për një lojë mjaft të vështirë. Nga ana tjetër, shokët e ekipit duan të festojnë fitoren e arritur dhe kërkojnë që të jenë të pranishëm të gjithë ... duke përfshirë edhe Rami-n. Situata del jashtë kontrollit, sepse mbrojtësi vendos të kthejë botën virtuale në realitet. Dhe Rami kap shuajtësen e zjarrit më të afërt për të trembur ‘’armiqtë’’, duke veshur një përkrenare. Rezultati? Tymi, i cili është toksik, pushtoi dhomën e hotelit.

Shpërthen kaosi, vijnë të gjithë, duke përfshirë edhe Deschamp-s, në pizhame ... Dhe pikërisht në atë momente, siç e ka shpjeguar për TF1 dhe raportuar nga AS, futbollisti francez mendonte se ky episod mund të transformonte botërorin e tij, që po e jetonte si protagonist, në një dramë. "Të gjithë u detyruan të largoheshin nga hoteli, madje edhe stafi. Dhe kur pashë Deschamp-s të zbriste në pizhame, mendova, oh m..., jam i vdekur ". Një frikë edhe më e madhe e shkaktuar nga ardhja e policisë dhe zjarrfikësve. "Ah, në atë moment mendova për një dënim". Përkundrazi, ai u fal. Është më mirë në këtë mënyrë. Natyrisht, në mënyrën e tij të vogël, ai gjithashtu mund të thotë se ai kontribuoi në kampionatin botëror: të gjithë shokët preknin mustaqet e tij si fatsjellës dhe ai e bëri rolin e vet, duke vendosur gjerdanin e Koh-Lanta, që sipas legjendës kush e vendos atë nuk mund të eleminohet ... Përndryshe, kush e di se si do të kishte përfunduar kjo histori! /EDS/

**************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.