Nëse Neymar rrokulliset? Përgjigjen e jep Lukaku

Belgjika arriti që të kualifikohej mes drithërimash në çerekfinalet e Kupës së Botës. Ndeshja kundër Japonisë do të mbahet mend gjatë, megjithatë, ata do të përballen në fazën tjetër me Brazilin që ka shpallur kandidaturën për të bërë për vete trofeun.

Romelo Lukaku, një nga sulmuesit më potencial të skuadrës belge bën analizën e ndeshjes së radhës, ku së pari ndalet te Neymar. Janë gazetarët që e ngacmojnë, por përgjigjja e golashënuesit të Belgjikës është e matur. “Ky nuk është një aktor. Lojtarët që përballen me të luajnë shumë rëndë tek ai. Ai ka cilësi të larta. Sipas mendimit tim, ai është një nga lojtarët më të mirë në botë. Kjo është hera e dytë që unë do të përballem me atë në karrierën time. Dhe unë jam i lumtur për këtë”.

Cilat janë çelësat e suksesit kundër Brazilit?
“Ne po përgatitemi mirë si një ekip. Sistemi ynë i lojës ka qenë i njëjtë për dy vite. Në nivel individual, ne jemi të liruar. Gjithçka po shkon shumë mirë. Brazili është me të vërtetë një provë për ne. Ne luajmë ndaj ekipit më të mirë të turneut, favoriti më i madh. Do të jetë një provë e mirë për të parë se ku jemi si ekip”.
A është kjo ndeshja më e rëndësishme e jetës suaj?
“Jo, jo me të vërtetë. Sepse nëse kemi mundësi për të fituar, tjetra do të jetë gjithmonë më e rëndësishmja. Por do të jetë një ndeshje referimi kundër favoritit të madh. Ne do të shkojmë në fushë me shumë dëshirë dhe shpresë për një rezultat të mirë. Ne kemi cilësitë për të bërë dallimin. Ne e dimë se nuk do të jetë e lehtë”.

A keni gjetur ndonjë pikë të dobët në Brazil?
“Në sulm, ata janë shumë të fortë. Në mbrojtje, mendoj se ata mund të kenë një pikë të dobët, por ne duhet të shohim se ti sulmojmë ata. Jo gjithmonë në të njëjtën mënyrë”.

**************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan