“Nëse Spanja humbet Botërorin është vetëm faji i qeverisë”

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
18 Dhjetor 2017 19:31
“Nëse Spanja humbet Botërorin është vetëm faji i qeverisë”

Angel Maria Villar akuzon qeverinë e Madridit se është përgjegjëse për rrezikun që i kanoset kombëtares spanjolle, që mund të përjashtohet nga finalet e Botërorit "Rusi 2018".

Pak ditë më parë FIFA i dërgoi një letër Federatës Spanjolle të Futbollit, ku shprehte shqetësimin për ndërhyrjet e qeverisë në procesin zgjedhor për kreun e federatës dhe si rrjedhojë Spanja rrezikon të përjashtohet nga qeveria e futbollit botëror.

FIFA nuk po i kërkon një shteti sovran që të shkelë ligjet e veta, siç po përflitet, por po i kërkon të respektojë statutin dhe rregulloret”, ka thënë ish-presidenti i federatës, Angel Maria Villar.

“Duhet të pyesim veten përse këto konflikte nuk ndodhin në Gjermani, Itali apo Britaninë e  Madhe: përgjigja është se autoritet publike respektojnë pavarësinë e federatave të tyre”, ka vijuar Villar.

Më tej, ai shton: “Dua që Spanja të jetë në finalet e Botërorit të Rusisë, ku u kualifikua me meritë. Të shpresojmë që shteti i së drejtës dhe rregulloret e FIFA-s dhe UEFA-s të respektohen. Këshilli Superior i Sportit po bën që federata të mos respektojë ligjet, pretendon që të anulohen zgjedhjet edhe pse ligji nuk ia lejon dhe ky organ do të jetë përgjegjësi kryesor në rast se Spanja mbetet jashtë Botërorit”, - tha Villar./EDS/

 

 

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike