Nesër sulmi final, por Spalleti është i dorëzuar: Nuk shpresoj më për Modric

Në ditën e rinovimit me Interin, Luciano Spalletti pranon se nuk ka më shumë shpresa për të pasur nën urdhrat e tij Luka Modric. “Nuk e di nëse do të vijë, duhet pyetur Ausilio, por unë nuk shpresoj shumë, jam i kënaqur me ata lojtarë që kam në dispozicion”, tha trajneri zikaltër.

Por vetë drejtuesit e Interit duket se nuk janë dorëzuar për të siguruar shërbimet e mesfushorit kroat. Edhe pse Modric është grumbulluar me Realin në Talin ku do të luajë Superkupën e Europës kundër Atletico Madrid, Interi shpreson deri në minutën e fundit për të realizuar goditjen e madhe.

Në Itali janë të sigurtë që numri 10 dëshiron Interin, vetë menaxheri i tij tha një ditë më parë që lojtarit i pëlqen shumë kampionati itlian, por deri më tani Florentino Perez nuk ka dhënë asnjë shenjë që gjërat mund të ndryshojnë.

Kohë nuk ka shumë, pasi të premten mbyllet mundësia pë të realizuar blerje të reja në Serie A, me kampionatin që nis të shtunën. E vetmja armë në favor të zikaltërve është dëshira e lojtarit për të provuar një eksperiencë të re, pas shumë vitesh të suksesshme në Madrid. Nuk ka të bëjë fare aspekti ekonomik i marrëveshjes, edhe pse Interi i ka ofruar një mundësi mjaft të mirë për të përfituar edhe nga milionat e kampionatit kinez. Gjithsesi, lojtari dhe klubi italian, janë në garë me Perez dhe me… kohën./EDS/

**********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan