Neto: Dua ta fitoj Ligën e Kampionëve me Barcelonën

09 Korrik 2019

Barcelona tashmë e ka kompletuar transferimin e Netos nga Valencia, pasi Jasper Cillessen kaloi në anën tjetër.

Portieri brazilian e nënshkruaji kontratën me skuadrën katalonase sot (9 korrik), ndërsa ka thënë se në Camp Nou është transferuar për të fituar tituj.

“Në momentin që ju arrin te Barca, pritjet janë shumë të mëdha, këtu në çdo sezon është qëllimi që ta fitosh Ligën e Kampionëve, është një ndjenë krenari për një profesionist”, ka thënë fillimisht Neto.

🔊 @Neto_Murara: "I'm the happiest person in the world to be here, I've always dreamed about it and I want to show my talent" pic.twitter.com/rhWijO70Ia

— FC Barcelona (@FCBarcelona) July 9, 2019

“E kisha shansin që ta fitoja atë, por e humba (me Juventusin). Të gjithë tifozët dhe lojtarë këtu te Barca duan ta fitojnë Ligën e Kampionëve, andaj ky është edhe qëllimi i im që në sezonin e ri ta fitojmë trofeun”.

Lexo po ashtu: Zyrtare: Barcelona nënshkruan me portierin Neto

“Ter Stegen? Mua më pëlqejnë gjithmonë sfidat dhe jam shumë krenar që do të kem një partner si ai. Unë e respektoj shumë atë dhe për të arriturat që i ka me klubin, do të mësojmë shumë nga njëri-tjetri”, ka shtuar më tej braziliani.

Neto do të jetë portieri i dytë i Barcelonës për sezonin e ri, duke e zëvendësuar kështu Cillessenin që kaloi te Valencia. /Telegrafi/

www.telegrafi.com