Neuer: Do të pensionohem nga futbolli kur nuk jam i nevojitur më

08 Shtator 2019

Manuel Neuer ka thënë se do të pensionohet nga futbolli vetëm atëherë kur nuk është i nevojitur më te Bayern Munichu dhe te kombëtarja e Gjermanisë.

Portieri 33-vjeçar ka hasur në shumë vështirësi në vitit e fundit për shkak të lëndimeve të shpeshta, duke kaluar një kohë të gjatë jashtë fushës, por ai qëndron si zgjedhja e parë te të dyja skuadrat.

Neuer që ka arritur 89 paraqitje të Gjermanët dhe mbi 340 paraqitje te Bavarezët që nga bashkimi në vitin 2011, ka thënë se ai ende e shijon të luajë në Allianz Arena.

“Kur të mos jeni më i nevojitur dhe e ndieni atë, është e vështirë të zgjoheni çdo ditë i motivuar”, ka thënë gjermani në një intervistë për Welt am Sontag.

“Kur është e nevojitur eksperienca dhe bashkëlojtarët kanë nevojë për ty, atëherë kjo të jem motiv”.

Lexo po ashtu: Formacioni i mundshëm i Bayernit për sezonin e ri me përforcimet e mëdha të verës – A munden Bavarezët ta fitojnë Ligën e Kampionëve?

“E kam ndjenjën se jam shumë i nevojitur te kombëtarja dhe të Bayerni dhe që çdo kush është i lumtur që jam këtu. Natyrisht se unë duhet ta shpërblejë këtë me paraqitjet e mija”, ka shtuar më tej Neuer.

Gjermani do të bëhet 35-vjeçar në fund të kontratës së tij me kampionin nga Bundesliga, mirëpo ai po vazhdon të stërvitet që të rikthehet në formën e tij më të lartë. /Telegrafi/

www.telegrafi.com