” Neuer gati që në mars”, Löw ka besim te rikthimi i kapitenit

Joachim Löw ka vite që punon me kombëtaren më të mirë në botë, Gjermaninë, dhe nuk e tremb asgjë. I pyetur se çfarë mendon për kapitenin Manuel Neuer, aktualisht i dëmtuar në kockën metatarsale të këmbës, trajneri është shprehur se “gjithçka po shkon sipas planeve”.

Portieri i Bayern-it vazhdon rikuperimin dhe nuk do të stërvitet me skuadrën në fazën përgatitore të Katarit, por Jogi ka besim te rikthimi i tij para Botërorit të Rusisë. “Mendoj se Neuer do të jetë mirë në shkurt apo mars, kur do të mund të stërvitet qetësisht me skuadrën. Botërori nis në qershor, kështu që ai do të ketë kohë të mjaftueshme për të gjetur formën”.

31-vjeçari nuk luan që prej muajit shtator dhe ende nuk dihet me siguri se kur do të rikthehet. Pas largimit të ish-kapitenëve Philipp Lahm dhe Bastian Schweinsteiger, ai është lojtari më i rëndësishëm për kampionët e botës.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan