Neville është i sigurtë, Simeone trajneri i duhur për Arsenal

Diego Simeone është i vetmi trajner që mund të zëvendësojë Arsene Wenger tek Arsenal. Kështu ka deklaruar legjenda e Manchester United, Gary Neville në një prononcim për Sky Sports.

Simeone do të përballet me Wenger ditën e enjte në kuadër të gjysmëfinales së parë në Europa League.

“Luis Enrique është favorit për të zënë vendin e Wenger por po pyes, nga këndvështrimi i mënyrës së të luajturit, kush është personi i duhur që mund të drejtojë Arsenal? Ata duhet të kenë një trajner që mund të përballojë peshën e tyre dhe kandidati i zgjedhur për mua është Diego Simeone. Sezon pas sezoni ai ka qenë sfidues, jo vetëm në Ligën e Kampionëve, por edhe në La Liga. Me një ekip që ka buxhet të madh, por jo si Barcelona dhe Real Madrid”- ka thënë Neville.

47-vjeçari arriti të fitojë La Ligan me Atleticon në sezonin 2013-2014, Copa de Ray në 2012-2013 dhe Europa League gjatë sezonit 2011-2012. Ai ka drejtuar gjithashtu Atleticon dy dy finalet e humbura të Ligës së Kampionëve gjatë edicionit 2013-14 dhe 2015-16.

Mediat britanike shkruajnë se ish-trajneri i Barcelonës, Luis Enrique është favorit për të marrë drejtimin e “Topçinjëve” sezonin e ardhshëm. Wenger konfirmoi largimin nga “Emirates Stadium” mëngjesin e të premtes së kaluar. Tekniku francez i dha fund aventurës me Arsenal pas një karriere të suksesshme 22-vjeçare. Ai u respektua nga lojtarët dhe mbarë futbolldashësit, përfshirë edhe ish-trajnerin Sir Alex Ferguson të Manchester United, i cili i dërgoi një mesazh përshëndetës dhe vlerësues për vendimin e marrë. /EDS/

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan