Neville këshillon Unitedin: Mos e mbani Pogbën pa dëshirën e tij

25 Qershor 2019

Gary Neville ka këshilluar zyrtarët e Manchester Unitedit që ta shesin mesfushorin francez, Paul Pogban.

Fituesi i Kupës së Botës ka pranuar publikisht se dëshiron të kërkojë një sfidë të re pas një sezoni zhgënjyes me Djajtë e Kuq.

Real Madridi dhe Juventusi po interesohen për lojtarin dhe legjenda e klubit të anglezëve, Neville nuk sheh ndonjë arsye pse duhet ta mbajnë në radhët e veta mesfushorin.

“Ata nuk duhet të mbajnë asnjë lojtar kundër dëshirës. Manchester United është një skuadër më e mirë kur luan Paul Pogba, por nëse lojtarët nuk dëshirojnë të jenë në klub, nuk duhet ta mbani kundër dëshirës së tyre”.

“Në fund të fundit, kjo është gjëja e parë që Ole duhej të bënte – të gjej se kush është i gatshëm të ec përpara me projektin”, tha ai.

Ndryshe, 26-vjeçari deri më tani ka pasur 92 paraqitje për Manchesterin dhe ka shënuar 24 gola në të gjitha garat. /Telegrafi/

www.telegrafi.com