Newcastle 1-0 Manchester United, notat e lojtarëve

06 Tetor 2019

Newcastle e ka mposhtur Manchester Unitedin në kuadër të javës së tetë në Ligën Premier me rezultat 1-0.

Golin e vetëm në këtë takim e realizoi Matthew Longstaff në minutën e 72-të, për t’i fituar kështu tri pikë skuadrës së tij.

Newcastle ishte për një nuancë skuadër më e mirë, derisa mori notën 6.93, ndërsa Djajtë e Kuq u vlerësuan me 6.33.

Newcastle vs Manchester United (Foto: Jan Kruger/Getty Images/Guliver)

Lojtari me paraqitjen më të mirë në këtë takim ishte mesfushori i vendasve, që mori notën 8.0, shkaku i golit të fitores.

Lexo po ashtu: Thellohet kriza e Unitedit, mposhtet edhe nga Newcastle

Në anën tjetër, David de Gea ishte ai që kishte paraqitje më të dobët, gjersa mori vlerësimin 5.9.

Vlerësimi i lojtarëve të tjerë i të dyja skuadrave:

Notat e lojtarëve të Newcastles (Foto: WhoScored)

Notat e lojtarëve të Manchester Unitedit (Foto: WhoScored)

/Telegrafi/

www.telegrafi.com