Neymar akuzohet për përdhunim

02 Qershor 2019

Ylli i Paris Saint-Germain, Neymar Jr është akuzuar për përdhunim, në një incident që thuhet se ka ndodhur në kryeqytetin francez.

Ngjarja e shëmtuar e yllit brazilian thuhet se ka ndodhur më 15 maj të këtij vitit në një hotel në Paris.

Sipas mediumit brazilian UOL, femra që u paraqit për ta akuzuar pretendon të ketë takuar ish-lojtarin e Barcelonës përmes rrjetit social Instagram.

Lexo po ashtu: Fotot e papublikuara më parë të Neymar te Real Madridi kur ishte në prova

Ajo gjithashtu pohon se Neymari arriti në takim në gjendje të dehur dhe agresive në hotelin ku ata të dy u takuan.

Lexo po ashtu: Vlera marramendëse e helikopterit të Neymarit që udhëtoi në Brazil

Dy ditë pas incidentit, jo femër u kthye në Brazil dhe nuk e bëri afërën publike deri tani për shkak të frikës për sigurinë e saj.

Takimi mes dyshes thuhet se u zhvillua në hotel Sofitel Paris Arc Du Triomphe. /Telegrafi/

www.telegrafi.com