Neymar, Cavani dhe Mbappe nuk janë heronj, ata janë egoistë

Humbja në ndeshjen e parë të Champions League , ku parisienët u mundën 3-2 nga Liverpool, ka alarmuar tifozët. Një ndër lojtarët e shqetësuar është edhe Jean-Pierre Papin, legjenda e kombëtares franceze, i cili është aktivizuar edhe me Olympique Marseille, Bayern Munich dhe Milan, dhe ka fituar ‘Topin e Artë’ në vitin 1991 . Papin, ka ndarë përshtypjet e tij mbi sulmuesit e PSG-së në një intervistë me “Le Parisien”.

EKIPI- ” Në futbollin modern punojnë të gjithë në funksion të ekipit. Ju nuk mund të fitoni, nëse sulmuesit nuk do të bëjnë as përpjekjen minimale për të mos humbur. Përveç kësaj, duke mbrojtur, do të jetë më e lehtë për të nisur kundërsulme”- shpjegon ai nga pikëpamja teknike.

EGOISTË- “Më shumë se heronj, ata spikasin me egon e tyre individuale. Por, në një moment duhet t’i shërbeni ekipit. Ka një ndryshim mes yjeve që ne shohim jashtë vendit dhe në skuadrat tona. Kam përshtypjen se në Francë ato nuk janë të menaxhueshëm. Kur Neymar luante për Barcelonën, e kemi parë edhe duke mbrojtur herë pas here…”- pyet Papin.

TUCHEL- ” Tuchel tha se nuk mund të jemi të suksesshëm pa pasur marrëdhënie të mira mes lojtarëve. Unë pajtohem plotësisht me të. Pra, kjo varet nga lojtarët dhe nëse ata punojnë në të njëjtin drejtim. PSG ka tre lojtarë të mëdhenj në pjesën e përparme. Tani, kush i ka detyrat për të shënuar? “9”, i cili shënon gola, është Cavani. Mbappé dhe madje Neymar duhet të luajnë për të. Për ta mund të jetë parësore që të shënojnë vetë gola, por nuk duhet të harrojnë edhe detyrën e shërbimit. Nuk mund të fitosh Champions League nëse je ekip, ku të gjithë bëjnë atë që duan, çdo njeri për veten e tij” . /EDS/

***********************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan