Neymar dhe Paris SG në “luftë” totale, Barcelona qëndron në pritje

09 Korrik 2019

Ishte folur prej muajsh, por tani prishja e raporteve mes Neymar dhe Paris SG është zyrtare. Për këtë ka menduar vetë sulmuesi, i cili nuk është paraqitur në grumbullimin e skuadrës franceze. I menjëhershëm ka qenë reagimi i klubit parizien, që ka paralajmëruar masa disiplinore dhe financiare në dëm të futbollistit. “Ishte I grumbulluar për rinisjen e aktivitetit, por pa asnjë autorizim nuk u paraqit në orarin dhe vendin e caktuar. Paris SG është I keqardhur për këtë situatë dhe do të marrë masa”, lexohet në reagimin e kampionëve të Ligue 1.

Neymar080719a

Dalja e fundit publike e Neymar ishte të dielën në stadiumin “Maracana” të Rio De Janeiro, ku ndoqi nga tribuna triumfin e Brazilit në finalen e Kupës së Amerikës. Vetëm një ditë më pas sulmuesi duhet të riniste përgatitjet me Paris SG, por preferoi të mos bashkohej me skuadrën, duke konfirmuar edhe një herë vendimin e tij për t’u kthyer te Barcelona. Por, kjo lëvizje e “O’ Ney” agravon më tej situatën, teksa në mediat franceze dhe ato spanjolle flitet për “luftë” mes tij dhe klubit parizien.

B143764986d7cd486c92116fad63b998

Por një verison tjetër në lidhje me këtë çështje të nxehtë ka babai dhe në të njëjtën kohë menaxheri i Neymar. “Klubi ishte në dijeni për gjithçka”, ka thënë ai në një intervistë për “Fox Sports”, teksa ka shpjeguar se mungesa e sulmuesit brazilian në grumbullimin e skuadrës lidhet me një impenjim të tij me institutin e bamirësisë në Brazil, që mban emrin e Neymar.
(balkanweb)

www.balkanweb.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan