Neymar dhe Piqué bien dakord: Kjo skuadër do të befasojë në Rusi

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
28 Dhjetor 2017 17:02
Kështu ndodhi edhe në Evropianin e Francës!

Pas gjashtë muajsh nis Kupa e Botës “Rusi 2018” dhe të gjithë tifozët e futbollit kanë nisur me llogaritë e tyre se cilat skuadra mund të befasojnë apo edhe të fitojnë në kompeticionin më të madh futbollistik. Edhe vetë lojtarët nuk mbeten mbrapa, secili duke parashikuar se çfarë i pret në Rusi.

Neymar, edhe pse është larguar si “armik” nga Barcelona dhe ua ka prishur qejfin katalanasve me kalimin e tij te PSG-ja, vazhdon të ruajë një lidhje të fortë me shumicën e ish-shokëve të tij të skuadrës. Së fundmi, ai ka dhënë një intervistë të përbashkët me mbrojtësin Gerard Piqué në “The Players Tribune”.

Braziliani dhe shtatlarti i Barcelonës kanë thënë të njëjtën përgjigje, kur janë pyetur se kush mund të bëjë mrekullinë në finalet e Botërorit. “Islanda”, - është shprehur Neymar në fillim dhe Piqué menjëherë ka replikuar me të duke thënë se donte të përgjigjej njëlloj.

“Edhe ti? Kam parë disa prej ndeshjeve të tyre dhe vërtet që kanë luajtur mirë. Do të befasohesh prej tyre”, - i është drejtuar sulmuesi i PSG-së. Ata kanë të drejtë, sepse Islanda ishte një surprizë e bukur edhe në Kampionatin Evropian të Francës, ku arritën deri në çerekfinale. 

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike