Neymar do ta humb vazhdimin e sezonit

29 Janar 2019
Neymar do ta humb vazhdimin e sezonit

Shanset e Neymarit që të luajë para fundit të sezonit janë më pak se 10 për qind, njofton L’Equipe.

Gazeta më prestigjioze sportive franceze kujton se braziliani edhe pse i lënduar hyri në ndeshjen e Paris Saint-Germain dhe Strasburgut, por që në fund i kushtoi edhe me një lëndim më të rëndë.

Në fakt, mediat po raportojnë se sulmuesi ka lënduar ashtin e pestë metatarsale dhe u bë e ditur se do t’i nënshtrohet një operacioni.

View this post on Instagram

Pra você meu amor ❤️🥰😍 Parabéns pelo teu dia, minha Rainha 👑 @nadine.goncalves . 📸 @nogueirafoto

A post shared by EneJota 🇧🇷 👻 neymarjr (@neymarjr) on Jan 19, 2019 at 10:48am PST

“Shanset që Neymar të shkoj nën thikë është në shumë e madhe”, citon L’Equipe burimin e paidentifikuar nga klubi francez.

Neymar tashmë ka operuar ashtin e pestë metatarsale gjatë viteve të shkuara në mes të shkurtit dhe marsit. Për rehabilitim, humbi pjesën tjetër të sezonit të klubit.

Lexo po ashtu: Vinicius Jr: Dua të luaj me Neymarin, te Real Madridi ose Brazili

Theksojmë se Paris Saint-Germain avokon një operacion gjersa Federata e Futbollit të Brazilit këshillon metodat tradicionale të rimëkëmbjes sepse pret që Neymar të jetë gati për Copa America në Brazil (14 qershor – 7 korrik).

Ndryshe, Neymar në këtë sezon për francezët ka pasur 23 paraqitje dhe ka shënuar njëzet gola. /Telegrafi/

www.telegrafi.com