Neymar do të rikthehet në La Liga! Besojeni: e thotë Rivaldo!

Legjenda braziliane Rivaldo është i qartë: Neymar duhet të shkojë në Real Madrid. Ish-sulmuesi i Barcelonës dhe ylli i kombëtares braziliane në vitin 2002, beson se Neymar gaboi me zgjedhjen e tij, kur nënshkroi me Paris Saint-Germain dhe thotë, se ai duhet të shkojë në një nga katër ligat kryesore: Spanjë, Angli, Itali ose Gjermani për të qenë në gjendje të arrijë potencialin e tij të plotë dhe të marrë trofetë që meriton. Duke folur me programin “Espetacular Esporacular” në televizionin brazilian “Globo”, Rivaldo tha: “Unë i kam thënë Neymar, se ai mund të jetë lojtari më i mirë në botë, por mendoj se nëse ai qëndron në Paris SG, ai kurrë nuk do ta arrijë të fitojë atë trofe”.

“Nëse shikoni Anglinë, Spanjën, Italinë, Gjermaninë… është ndryshe. Unë jam duke folur për futbollin, për konkurrencën. Neymar nuk do të kthehet në Barcelonë. Ishte një situatë shumë e vështirë për të dhe sipas informacionit që kam nga njerëzit e ngushtë dhe gjithçka që kam dëgjuar kohët e fundit, mendoj se është shumë e mundshme që Neymar të shkojë në Real Madrid dhe atje unë mendoj, se ai mund të jetë lojtari më i mirë në botë”, zbuloi 46-vjeçari që ka fituar “Topin e Artë”. Aktualisht Neymar është duke u rikuperuar nga një dëmtim i rëndë që pësoi në kampionat dhe rrezikon pjesmarrjen në Botëror. Gjithsesi sulmuesi brazilian deklaroi pak ditë më parë se gjithçka po shkon sipas parashikimeve dhe ai do të jetë gati për kombëtaren një muaj përpara se të fillojë Kampionati Botëror në Rusi. 26-vjeçari është lidhur shpesh me një kalim në “Santiago Bernabeu” dhe sikur të mos mjaftonin këto spekulime tani flet edhe Rivaldo, i cili është i sigurt se Neymar do të transferohet tek Real Madridi, ndonëse më herët ka veshur fanellën e Barcelonës, ku fitoi gjithçka në aspektin ekipor. /EDS/

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan