Ka interes serioz për Lionel Messin nga Paris Saint-Germain, aq sa Neymar dhe Angel Di Maria kanë qenë në kontakt me kapitenin e blaugranave ditëve të fundit.
Drejtori i sportiv i PSG-së, Leonardo tashmë është takuar me përfaqësuesit e argjentinasit për të biseduar rreth projektit në Paris.
Për momentin, mësohet se Messi do të preferonte të bashkohej me Manchester Cityt, gjë që iu është konfirmuar edhe klubit francez.
Lionel Messi e Neymar (Photo by Elsa/Getty Images)
Por edhe pas kësaj, lojtarët e PSG po përpiqen ta bindin atë të ndryshojë mendim.
Sipas Le Parisien, Neymar dhe Di Maria kanë qenë në kontakte të vazhdueshme me mikun e tyre të mirë, duke u përpjekur ta bindin atë të transferohet në “Parc des Princes”.
Angel Di Maria e Lionel Messi (Foto: Gabriel Rossi/Getty Images)
Dyshja kanë luajtur me Messin, një për klube, e tjetri me kombëtaren e vendit të tij dhe prania e tyre në dhomën e zhveshjes në PSG do ta lehtësonte sulmuesin në rast se ai të transferohej në Paris. /Telegrafi/
Coronavirus – Statistikat
TotalKosova
Infektuar
Shëruar
Vdekur
Data credits CSSE at JHU
Shfaq statistikat COVID-19
Trendi i Coronavirus-it në Kosovë
Data credits:corona-ks
Të gjitha lajmet rreth Coronavirus-it
www.telegrafi.com