Neymar e ka vendosur, do të kthehet në Spanjë

26 Tetor 2018

Neymar ka marrë një vendim të rëndësishëm. Parisi nuk bën më për të. Kështu ai ose do të kthehet te Barcelona, ose do të transferohet në Madrid, kur Reali e pret prej kohësh. Jo se te PSG-ja nuk ndihet mirë. Përkundrazi, ai ka një rrogë të majme dhe në kryeqytetin francez ndihet mbret. Problemi është se Parisi nuk është si Brazili. Vetëm Spanja ia ofron këtë mënyrë jetese. Kjo është arsyeja se përse braziliani po mendon largimin.

Te Barcelona e shikojnë Neymar-in si zëvendësuesin e Lionel Messi-t. Por pikë së pari duhet një akord me PSG-në. Të dyja klubet kanë pasur përplasje si pasojë e çështjes së transferimit te ylli brazilian. Por gjuha e përbashkët mund të gjendet.

Që Neymar të ikë te blaugranat, duhet që në akord të futet edhe Dembele. Ai ka miqësi të ngushtë me Kylian Mbappe dhe të dy do të formonin një dyshe mjaft të mirë te PSG-ja. Nëse kjo nuk ndodh, atëherë Reali e pret Neymar-in me krahë hapur.

Presidenti Florentino Perez po kërkon një yll që të jetë pasuesi i Cristiano Ronaldo-s dhe ylli i verdhejeshilëve është një dëshirë e vjetër e tij. Por një ide më e qartë e destinacionit të ri të Neymar-it do të jetë në fund të sezonit, ku edhe klubet do t’i kenë më të qarta idetë e tyre. /EDS/

*************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.