Neymar fjaloset me Draxlerin, Tuchel intervenon për të shmangur kacafytjen

08 Maj 2019

Sipas të përditshmes franceze, “Le Parisien”, sulmuesi brazilian është inatosur me një numër të bashkëlojtarëve te Paris Saint-Germain.

Neymar ka akuzuar disa prej lojtarëve për dështimet në ndeshjet kryesore të parisienëve dhe kjo duket nuk është pritur mirë prej parisienëve.

Komentet e bëra nga braziliani pas humbjes në finale të Kupës së Francës kundër Rennesit ishin të drejtuar me sa duket në Alphonse Areola dhe Presnel Kimpemben, të cilët sipas sulmuesit e kanë ndryshuar sjelljen e tyre pas fitores së Botërorit 2018 në Rusi.

Kimpembe, Draxler… Neymar règle ses comptes https://t.co/JKgcRT5BPt

— Le Parisien – PSG (@le_Parisien_PSG) May 7, 2019

Pas lojës ndaj Montpellierit, Julian Draxler i kishte thënë Neymarit se duhet të bëjë detyrën ekipore dhe kërkoi që braziliani të shikojë zgjidhje të tjera në vend që të përpiqet të bëjë gjithçka vetë.

“Kush jeni ju të më flisni kështu? A je i mirë në rolin e pasimeve, shikoje veten”, ishte përgjigja e brazilianit ndaj gjermanit.

Të dy lojtarët raportohet se i ka ndalur drejtori sportiv i francezëve, Antero Henrique dhe trajneri i ekipit Thomas Tuchel.

Ndryshe, Neymar tash e sa kohë lidhet me një transferim të mundshëm te skuadra e Real Madridit. /Telegrafi/

www.telegrafi.com