Neymar flet pas golit dhe vërshëllimave të marra në Parc de Princes: Doja të largohesha, e njëjta gojë që të vërshëllen në fund të lavdëron

15 Shtator 2019

Neymar ka luajtur ndeshjen e parë këtë edicion me fanellën e Paris Saint Germain.

Qysh në takimin e parë, ylli brazilian i siguroi fitoren skuadrës së tij me rezultat minimal 1-0 përballë Strasbourg.

Ishte një gol akrobatik në minutat e fundit të ndeshjes, derisa vërshëllimet që mori gjatë gjithë ndeshjes në fund u kthyen në duartrokitje.

“E gjithë bota e di që dëshiroja të largohesha, dhe e bëra shumë të qartë. Nuk dua të hyj në detaje, pasi do të ndikoja persona të tjerë. Por vazhdoj të jem një lojtar i PSG dhe qëllimi im është të jem i lumtur brenda fushës së lojës. Mendja ime në këto momente është vetëm te PSG”, tha braziliani.

“Gjithmonë e bëra të qartë se nuk kisha asgjë kundër PSG apo kundër tifozëve, por kur nuk ndjehesh mirë në një vend, kërkon tjetër. Nuk kisha asgjë kundër klubit, ishin arsye personale. Kisha arsyet e mia pse dëshiroja të largohesha, e bëra të qartë atë që dëshiroja, bëra të pamundurën për ta realizuar, por fatkeqësisht nuk më lejuan. Kjo është ajo që ndodhi. Kjo është hera e parë dhe e fundit që flas për këtë temë pasi tani mendoj vetëm për PSG”, vazhdoi tutje Neymar.

Sulmuesi brazilian foli edhe për vërshëllimat që mori gjatë gjithëndeshjes nga tifozët e PSG-së.

“Vërshëllimat janë të trishtueshme. Tani e di që ndeshjet që do të luaj në shtëpi do të jenë njëlloj si të luaj jashtë. Tifozët duhet të mbështetin ekipin gjatë 90 minutave, është më e rëndësishme se të vërshëllesh lojtarët. Por e njëjta gojë që të vërshëllen është e njëjta që të lavdëron pas golave. Ata kaluan gjithë ndeshjen duke vërshëllyer dhe me pas festuan”, përfundoi braziliani. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan