Neymar i hapur për një kalim te Juventusi, por shumë probleme janë në mes

17 Korrik 2019

Gazeta Mundo Deportivo shkruan se ylli i Paris Saint-Germain, Neymar është i hapur për t’u bashkuar me Juventusin.

Neymar mbetet me marrëdhënie të acaruara me PSG-në, ku edhe klubi kërkon që ta largojë këtë verë, ndërsa një kthim te Barcelona, duket më i zbehët.

Klubet që mbeten në lojë për shkak të fuqisë financiare janë Real Madrid, Bayern Munich, Manchester United dhe Juventus.

Neymar te Paris Saint-Germain . (Photo by Francesco Pecoraro/Getty Images)

Sipas mediumit katalunas, uria e Juventusit për Ligën e Kampionëve, me emra të njohur tashmë si Cristiano Ronaldo, Matthijs de Ligt, Adrien Rabiot dhe Aaron Ramsey, mund ta tunfojë 27-vjeçarin.

Lexo po ashtu: Neymar me dy lëndime të rënda brenda dy vjetëve te PSG-ja: Stafi mjekësor i Barcës rekomandon të mos transferohet braziliani

Sidoqoftë, Zonja e Vjetër momentalisht është jashtë loje, pasi është shumë e vështirë që me harxhimet që i ka bërë deri më tani dhe do të binte në ndeshje me Financial Fair Play.

Paje nga ndeshja Saint-Germain – Liverpool . (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)

Neymar u bë lojtari më i shtrenjtë në botë kur u bashkua me PSG-në nga Barca në verën e vitit 2017 për 222 milionë euro.

Ai ka shënuar 51 gola në 58 ndeshje, duke fituar dy tituj të Ligue 1. /Telegrafi/

www.telegrafi.com