Neymar: Jam në momentin më të keq të karrierës

24 Shtator 2019

Ylli i Paris Saint-Germain dhe Brazilit, Neymar thotë se është në momentin më të keq të karrierës së tij. 

Sulmuesi ka qenë i lidhur me një largim nga PSG  gjatë verës, por që dështoi transferimi i tij në fund.

​”Jam në momentin më të keq të karrierës, kam pasur dy lëndime të mëdha në dy vitet e fundit, ku më kanë munguar golat”.

Një lëndim i Neymar te Paris Saint-Germain . (Photo by Clive Rose/Getty Images)

“Jam duke punuar që kohët e këqija të mbesin në të shkuarën”.

“I kam bërë disa gabime dhe ta fitoj besimin nuk është e lehtë, por mund të them që njerëzit bëjnë gabime, dhe janë ato që të bëjnë të rritesh”, ka thënë Neymar.

Angel Di Maria, Neymar dhe Mbappe. (Photo by Justin Setterfield/Getty Images)

Lojtari është kthyer në formë dhe në dy ndeshjet e fundit ka arritur të shënojë dy gola vendimtar, duke ia dhënë gjashtë pikë PSG-së. /Telegrafi/

www.telegrafi.com