Neymar kërkon shtëpi në Madrid

Sipas raporteve më të fundit nga emisioni televiziv “El Chiringuito”, Neymar mund të rikthehet në Spanjë tek Real Madridi.

Babai i yllit brazilian është duke u përgatitur për një lëvizje në Madrid, sezonin e ardhshëm dhe ai ka kërkuar një shtëpi në kryeqytetin spanjoll.

Mësohet se ai ka gjetur një vend në lagjen ku jeton braziliani Marcelo.

Mbrojtësi i majtë, Marcelo më herët  u shpreh se Real Madridi: “Duhet të ketë lojtarët më të mirë në botë dhe Neymar është një nga ata, ndaj ai është i mirëpritur”, kur u pyet për ardhjen e brazilianit në “Santiago Bernabeu”.

Neymar ka qenë i lidhur me një kthim në Spanjë që nga raportet e dala pas fërkimit me Sulmuesin Cavani, por edhe me trajnerin Unai Emery.

Për më tepër, 25-vjeçari nuk është shumë i ngazëllyer për nivelin e Ligue 1, të cilën PSG e kryeson e qetë.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan