Neymar – Mbappe, Tuchel duhet të mendojë një sulm të ri

Neymar – Mbappe, Tuchel duhet të mendojë një sulm të ri

Duket më pak seriozie nga çka ishte imagjinuar më parë, por përgjigjet e vizitave mjekësore nuk ofrojnë shpresa të mëdha për ndeshjen e Champions League që do të zhvillohet të mërkurën. Ndërkohë, kundër Liverpool-it, PSG duhet që të bëjë llogaritë pa Neymar dhe probabilisht pa Mbappe-në, të dëmtuar gjatë eksperiencave me kombëtaret respektive. Braziliani vuan për shkak të një problemi në aduktorin e djathtë, ndërsa francezi prej një konfuzioni në shpatullën e djathtë. Tuchel duhet që të ndërhyjë shumë për të krijuar sulmin e ri për t’u përballur denjësisht me “të kuqtë” e Klopp-it, në një ndeshje vendimtare për sezonin.

Vizitat – Në mbrëmje, Neymar ka postuar një mesazh më bindës: “Nuk mendoj se është diçka e rëndë, shkruante ai në Instagram. Në spitalin amerikan të Neuilly-t, disi larg Parisit, mjekët kanë evidentuar një tërheqje që duhen dy javë për t’u riaftësuar.

Për Mbappe-në goditja në shpatull do t’i kushtojë të paktën një ndeshje pushim, atë të së shtunës kundër Toulouse. 48 orët e ardhshme do të jenë të rëndësishme për të kuptuar zhvillimin e konfuzionit. Do të përcaktohet vetëm në momentin e fundit nëse ai do të jetë në fushë ose jo të mërkurën. /EDS/

**************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.