Neymar me dy lëndime të rënda brenda dy vjetëve te PSG-ja: Stafi mjekësor i Barcës rekomandon të mos transferohet braziliani

17 Korrik 2019

Barcelona gjithnjë e më tepër po interesohet për sulmuesin e Paris Saint-Germainit, Neymar.

Por, duket se katalunasit kanë hequr dorë prej transferimit të brazilianit pasi që po dyshojnë në aftësitë fizike të futbollistit.

Në fakt, kohët e fundit lojtari po përballet me lëndime të njëpasnjëshme, e cila gjë po e lë jashtë fushave të blerta për muaj të tërë.

Kjo ka bërë që stafi mjekësor i katalunasve që t’i rekomandoj zyrtarëve të klubit që mos ta transferojnë lojtarin, i cili kohët e fundit ka lënduar këmbën e djathtë.

Kujtojmë se 27-vjeçari theu metatarsalin e pestë të këmbës së djathtë në sezonin e parë me klubin francez, duke e detyruar atë të kalonte nëpër sallën e operacionit.

Lexo po ashtu: PSG ua ofron Neymarin tre gjigantëve evropianë, por jo edhe Barcelonës

Në sezonin e dytë, metatarsal i pestë iu thye sërish edhe pse këtë herë me një metodë konservatore u zgjodh. Një vendim i gabuar për shumë, pasi braziliani u rikthye në fushë pas katër muajve.

Ndryshe, PSG është raportuar gjatë ditës së sotme ua ka ofruar lojtarin Real Madridit, Manchester Unitedit dhe Juventusit. /Telegrafi/

www.telegrafi.com