Neymar: Messi më i miri i të gjitha kohërave, Mbappe fenomen

05 Shkurt 2020

Neymar ka folur edhe një herë për Lionel Messin në një intervistë për FIFA-n, duke e shfaqur hapur admirimin e tij për argjentinasin.

Ai tutje ka folur edhe për Kylian Mbappen, duke thënë se do të bëhet më i miri në botë.

“Të luash në krah me Leon është unike dhe ne u bëmë shokë. Për ata që i kam parë të luajnë, Messi është më i miri në histori”.

Ata ndanë së bashku dhomat e zhveshjes te Barcelona, ku së bashku fituan tetë trofe, përfshirë Ligën e Kampionëve, La Ligën dhe Kupën e Botës për Klube.

Sa i përket Kylian Mbappés, Neymar thotë se ai është fenomen. “Kylian është fenomen. Ai ka potencial të bëhet një nga lojtarët më të mirë në histori. Ta kem atë bashkëlojtar është një nder shumë i madh. Ne e kuptojmë njëri-tjetrin shumë mirë në fushë dhe jashtë saj. E dua atë”, ka thënë Neymar.

Neymar është ndalur të flas edhe për djalin e tij, duke treguar se atij i pëlqen futbolli.

“Djalit tim i pëlqejnë sportet dhe i pëlqen të luajë futboll me shokët e tij. Por ai është ndryshe nga unë– ai nuk është i pasionuar pas futbollit. Atij i pëlqejnë Messi, Mbappe dhe Cristiano Ronaldo. Në fakt, kur ai luan me video lojëra në sulm janë Messi, CR7, Mbappe dhe unë”, nënvizoi braziliani. /Telegrafi/

www.telegrafi.com