Neymar: Nuk do të lëkundem për pjesën tjetër të jetës sime

Brazili u eliminua në Kupën e Botës 2018 në çerekfinale, por sulmuesi i Paris Saint-Germain, Neymar ka insistuar se dështimi i ekipit nuk do ta bëjë atë të mbajë zi. “Seleçao” ishin ndër pretendentët e parë të turneut, por u eliminuan në çerekfinale nga Belgjika 2-1: “Unë bëra gjithçka të mundur për të qenë me Brazilin në Kupën e Botës”, tha ai në një konferencë për shtyp përpara ndeshjes së PSG me Crvena Zvezda. “Unë dhashë më të mirën time, por jam i frustruar me këtë konkurs. Nuk do të lëkundem për pjesën tjetër të jetës sime, pasi kam më shumë arsye për të qenë i lumtur sesa të jem i trishtuar”, shtoi 26-vjeçari.

PSG do të përballet me Crvena në ndeshjen e ardhshme të grupeve të Ligës së Kampionëve dhe braziliani ka folur për rolin e tij të preferuar në fushë. “Më pëlqen të luaj si një nr.10 sepse unë mund të kontrolloj lojën dhe të ndihmoj kolegët e mi. Unë nuk kërkova të luaj në këtë rol, ishte trajneri që më dha këtë detyrë. Unë luaj në të njëjtën mënyrë që kam luajtur te Santos dhe Barcelona, duke krijuar shanse dhe të gjuaj gjithashtu, por në PSG luaj në një mënyrë pak më ndryshe, edhe pse më pëlqen ta prek topin”, tha Neymar.

“Unë nuk dua asnjë krahasim me Lionel Messi-n”, deklaroi braziliani që vazhdoi të fliste për shokun e tij të talentuar Kylian Mbappe. “Ai është i fortë dhe jam shumë i lumtur të shfaqem nga ana e tij. Kylian është një lojtar shumë sulmues që i pëlqen të fitojë dhe kur ai nuk fiton ju e dalloni atë nga fytyra e tij pas lojës, kjo është diçka që mund të zgjasë disa ditë”, vuri në dukje Neymar. /EDS/

**************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.
Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.