Neymar nuk e do Conten te PSG, i sugjeron emër tjetër presidentit

Neymar Jr mendohet të ketë këshilluar presidentin e PSG-së, Nasser Al-Khelaifi që t’i besojë skuadrën ish-trajnerit të tij te Barcelona, Luis Enrique. Siç raportojnë mediat franceze, mendohet që sulmuesi ka biseduar me bosin e klubit parisien për zgjedhjen e trajnerit të ri. Al-Khelaifi kishte udhëtuar drejt Brazilit për të takuar lojtarin pas operacionit që bëri në këmbë për shkak të dëmtimit që pësoi në ndeshjen ndaj Marseille në kampionat.

Siç shkruan “Paris United”, presidenti i Paris Saint-Germain i ka kërkuar një mendim për dy emrat e teknikëve që pritet të zëvendësojnë Unai Emery.

Mes Luis Enriques dhe Antonio Contes, 25-vjeçari ka zgjedhur spanjollin, pasi nuk i pëlqen futbollin e ish-udhëheqësit italian të Bayern Munchen dhe Real Madrid. Gjithashtu flitet për një kthim të mundshëm të Carlo Ancelottit, kandidati ideal për kapitenin e ekipit, Thiago Silva. I cili ka shprehur dëshirën që do t’i pëlqente të punonte përsëri me të.

Pas eliminimit nga Champions League dhe probleme të tjera brenda ekipit kanë bërë që drejtuesit e gjigantëve francezë të mendojnë për një emër tjetër që t’ja besojnë skuadrën sezonin e ardhshëm. Mbetet të presim nëse drejtuesit e klubit do të dëgjojnë këshillën e sulmuesit brazilian apo jo. /EDS/

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan