Neymar: Nuk është sjellja e duhur, meritoj më shumë respekt

29 Tetor 2018

Neymar i ka dënuar veprimet e tifozëve të Olympique Marseille, pas ndeshjes së tyre në Ligue 1, në fundjavë. Ai iu bëri thirrje drejtuesve të kampionatit francez që të ndëshkonin ata tifozë, të cilët ishin përgjegjës për trazirat. Kampionët francezë siguruan një fitore të rehatshme në “Velodrome”, por rezultati u dëmtua nga dhuna e turmës së mbështetësve vendas.

Ndërsa shkoi te vendi i caktuar për të ekzekutuar një goditje këndi, Neymar u sulmua me shishe uji dhe monedha nga një pjesë e madhe e tifozëve marsejezë, të cilët ndodheshin pas tij. 26-vjeçari brazilian pati një trajtim të ngjashëm edhe gjatë udhëtimit të tij në “Velodrome”, në tetor të vitit të kaluar, ndaj iu bëri thirrje autoriteteve të veprojnë, për hir të sigurisë së lojtarëve në përgjithësi. “Jam i lumtur me këtë rekord të fitoreve, por shpreh shqetësim të madh për sendet, që tifozët vendas hodhën në qoshe të fushës, kur po ekzekutoja goditjen nga këndi, – u tha Neymar gazetarëve. – Po, kjo është një mungesë respekti, jo vetëm për mua, por edhe për vetë lojtarët e OM-së. Nuk është sjellja e duhur në futboll. Autoritetet që drejtojnë Ligue 1 duhet të marrin një vendim, sepse nuk mund të vazhdojë më kështu. Sa herë që të vijmë këtu, na hedhim sende të forta, përfshirë edhe shishet prej xhami”.

Neymar vazhdoi të shprehë gëzimin e tij për rezultatin përfundimtar, i cili i pa parizienët të arratisen edhe më në krye klasifikimit. “Ne jemi shumë të kënaqur me rezultatin dhe me fitoren, – shtoi ai. – E dimë se ende nuk është e mjaftueshme distanca në krye të renditjes, por nuk do të ndalemi këtu. Duam të vazhdojmë vetëm me fitore”. Ylli brazilian pati disa fjalë edhe për ndeshjen e mesjavës së kaluar, në Champions: “Barazimi kundër Napolit? Ne nuk ishim në nivelin më të mirë, ndaj tashmë duhet të marrin rezultat pozitiv atje, në kthim”. /EDS/

***********************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan