Neymar nuk mund të luajë në një ekip me Messin ose Cristianon

13 Prill 2018

Pini Zahavi, agjenti i Lewandowski-t ishte një nga ndërmjetësit në operacionin që çoi Naymar-in te PSG, i cili u intervistua nga e përditshmja polake “Przeglad Sportowy”, ku jo vetëm që i mbylli derën në Madrid sulmuesit të Bayern-it, por u thellua në shkaqet që bënë që braziliani të marrë vendimin për të lënë Barça-n dhe të nënshkruajë për PSG-në për 222 milionë euro.

“Neymar ka bërë atë që ka bërë vetëm për një arsye. Tani janë tre yje të mëdhenj, Messi, Cristiano dhe Neymar dhe ata nuk mund të luajnë në të njëjtin klub. Te Barcelona, Neymar ishte gjithmonë numri 2 pas Leo-s: për të gjuajtur goditjet e dënimit, për të goditur penalltitë dhe gjithçka tjetër”, tha agjenti 74-vjeçar izraelit.

Zahavi u pyet për të ardhmen e brazilianit dhe, edhe pse ai ishte enigmatik, la të kuptohet se vitin e ardhshëm do të vazhdojë të luajë në Francë: “Ai erdhi në Spanjë si një lojtar i ri, pastaj përparoi dhe ka bërë hapa të mëdhenj. Tani është 26 vjeç dhe ka 8 ose 9 vjet futboll në nivelin më të lartë në këmbët e tij. I duhet pavarësi dhe PSG ka projekte të mëdha. Para ardhjes së Neymar askush nuk e ndiqte Ligue 1 me përjashtim të vetë francezëve …”.

Përfaqësuesi, i cili ka një mision të madh këtë verë për të çuar Lewandowski-n te Real Madrid, konsiderohet si një negociator i ashpër, ekspert në prishjen e kontratave. I zhytur në futboll që nga viti 1979, izraeliti fitoi famë duke menaxhuar karrierën e Rio Ferdinand, i cili arriti ta marrë nga West Ham te Leeds dhe pastaj e transferoi te Manchester United në këmbim të 46 milionë eurove në vitin 2002.

Që atëherë, roli i tij ka qenë në rritje. Ai shërbeu si një urë lidhjeje që Abramovich të blinte Chelsea-n (pronari i mëparshëm, me probleme të likuiditetit, iu drejtua atij) dhe rusi e shpërbleu atë me komisione transferimi me lojtarë si Essien dhe Cech. Ai përfaqëson Mascherano-n dhe Tevez-in, ka marrë pjesë në transferimin e Neymar te PSG (kishte një tarifë prej 12 milionë euro, sipas raportit të mediave franceze), dy muaj më parë ka shtuar në “portofolin” e tij edhe Lewandowski-n .. /EDS/

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan