Neymar: Real Madridi? Kur ka diçka të sigurt do të flasim

22 Janar 2019
Neymar: Real Madridi? Kur ka diçka të sigurt do të flasim

Emri i Neymarit është lidhur së fundmi me Real Madridin, por këto zëra i ka mohuar ylli brazilian.

26-vjeçari ka kritikuar të gjithë ata që flasin pa baza drejt tij, por i ka siguruar së nëse ka diçka konkrete ai nuk e ka problem ta bëjë publike.

“Ka gjithmonë spekulime për mua, rreth asaj kur do të largohem apo do t’i bashkohem një klubi”, ka thënë Neymar për Canal+.

Neymar duke festuar një nga golat e PSG-së me Kylian Mbappen (Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

“Por, ende nuk ka konkrete. Kur ka diçka të sigurt, do të flas me të gjithë. Jam i vetëdijshëm për çdo gjë që më rrethon, keq dhe mirë”.

“Së fundmi jam akuzuar se kam marrë drogë për natën e Vitit të Ri. Jam një atlet i madh, pak i çmendur, por nuk jam budalla. Në të njëjtën kohë jam shumë i lumtur sepse ju po flisni për mua, është ashtu sepse kamë shumë kualitete dhe jam një nga më të mirët”.

Lexo po ashtu: Buffon: Do të më pëlqente të luaja me CR7, por jam te PSG t'i ndihmoj Neymarit ta fitojë Topin e Artë

Braziliani foli edhe për komentet kur e kritikon se reagon më shumë sa që duhet pas një faulli nga lojtari kundërshtar:

“Kam vuajtur nga shumë ndërhyrje të palejuara në Kampionatin Botëror dhe nëse i shikoni ato momente, më së shumë ishin goditje. Nuk ishin taktike dhe unë jam i vetmi që kam pësuar faullet”.

“Jam i kënaqur se si jam adaptuar në futbollin francez, është më lehtë sa që kam pritur pasi Ligue 1 nuk është La Liga. Me qytetin më ka marrë më shumë kohë të adaptohem, kam vuajtur për një kohë, por tani ndihem si në shtëpi”, ka shtuar braziliani. /Telegrafi/

www.telegrafi.com