Neymar shfajësohet: Si do të vepronit ju nëse do të ishit në vendin tim?

Neymar është mbrojtur nga akuzat për stimulim dhe aktrim gjatë Kupës së Botës. Veprimet e brazilianit kanë shkaktuar një ‘’epidemi’’ postimesh në internet, ku tifozët kanë krijuar video humoristike duke vënë në lojë yllin e PSG. Aktrimi i yllit brazilian në Rusi, ku ai u rrëzonte shpeshherë, shkaktoi kritika universale nga tifozët dhe lojtarët e tjerë. Përmbledhja më e famshme rreth këtyre momenteve është “Sfida Neymar”, ku tifozët filmojnë imitonin Neymar dhe lojtari u përpoq ta merrte me pozitivitet duke postuar versionin e tij.

“I kam parë videot dhe në fakt i kam marrë me humor. Madje kam postuar në ‘Instagram’ një video të tillë me fëmijët. Detyra ime të dribloj, të përballem me kundërshtarin pasi nuk mund të rri para tij dhe t’i them ‘I dashur, më fal por unë dua të shënoj një gol’. Nuk mund ta bëj këtë, por duhet të provoj të dribloj, të iki dhe ai nuk do të ma lejojë këtë, do të provojë të më ndalojë, duke u përpjekur të më shkaktoj faull. Ndonjëherë jam shumë më i shpejtë se lojtarët e tjerë dhe ata më godasin, arbitri për këtë është në fushë. Ju mendoni se kam dëshirë të dëmtohem? Jo, është shumë e dhimbshme. Pas ndeshjeve, unë qëndroj për rreth 4-5 orë me akull. Gjithçka është shumë e komplikuar por ju kurrë nuk do të më kuptoni nëse nuk do ta provoni vetë këtë”, u shpreh Neymar

26-vjeçari ka qenë në qendër të vëmendjes edhe për lotët pas fitores 2-0 kundër Kosta Rikës gjatë fazës së grupeve. Neymar në atë ndeshje fitoi një penallti, pas një rrëzimi qesharak gjatë pjesës së dytë kur rezultati ishte 0-0, përpara se arbitri ta anulonte vendimin e tij pasi u konsultua me VAR-in. /EDS/

**************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan