Neymar te Barcelona, tani nuk janë vetëm fjalë

Neymar te Barcelona, tani nuk janë vetëm fjalë

E ardhmja e Neymar te Paris Saint-Germain ende nuk është plotësisht e qartë, pasi të gjitha mediat tani po i bëjnë jehonë gatishmërisë së Barcelona-s për të rikthyer shërbimet e ish-sulmuesit të tyre. Për “Cadena Ser” Pep Segura, menaxheri i klubit katalanas, ka konfirmuar se nuk përjashtohet rikthimi i Neymar-it.

Nga Brazili, 26-vjeçarit Neymar i janë ndjekur me vëmendje të gjitha lëvizjet. Ndaj, portali “UOL Esporte” zbuloi se Andre Cury, këshilltari i klubit katalanas në Amerikën e Jugut është parë nën shoqërinë e Neymar-it dhe të babait të tij në ambientet pranë stadiumit të Arsenal-it në Londrën Veriore, ku sulmuesi i PSG-së po qëndronte për t’u bërë gati për të luajtur në miqësoren me kombëtaren e tij ndaj Kamerunit.

Sipas “UOL”, Cury, i cili foli për nënshkrimin e yllit brazilian në vitin 2013, ata mbajnë marrëdhënie shumë të mira mes tyre. Teksa u përpoq që të fshihej nga kamerat, ai nuk pati sukses, sepse u pa nën shoqërinë e Neymar-it dhe babait të tij.

Ndërkohë që Neymar, i cili u pyet të premten pas ndeshjes kundër Uruguait nëse do të rikthehet te Barcelona, bëri vetëm një pohim të vakët me kokë, por pa shkuar më tej. Gjithashtu, zbulohet se lojtari është penduar që ka ikur te PSG, duke dëshiruar rikthimin tashmë te Barcelona. Mirëpo, duhet vullneti i klubit katalanas që ai të kthehet. Nuk përjashtohet asgjë. /EDS/

**************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.