Neymar te Real-i? Al Khelaiffi thotë fjalën e tij

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
14 Shtator 2018 11:53
Presidenti e ka seriozisht

“Zërat e një presioni të vazhduar nga Real Madrid mbi Neymar? Të jemi realist janë pak frustrues, sepse nuk është e drejtë që klubet e tjera të flasin me lojtarët tanë”. Presidenti i PSG-së, Nasser Al Khelaiffi, ka ngritur zërin mbi thashethemet e merkatos që qarkullojnë për yllin brazilian Neymar, i cili mund të shkojë derjt Real Madridit.

“Është diçka që nuk na pëlqen dhe nuk kemi folur kurrë me Real Madrdin”, siguron numri një i kampionëve të Francës në një intervistë të dhënë për gazetën spanjolle “Marca”. “Mes dy klubeve ekziston një raport i mirë dhe Real Madrdi duhet që ta respektojë. Shpresojmë që të jetë e vërtetë. E respektoj Real-in dhe presidentin e vet, Florentino Perez, por mendoj se është e rëndësishme për të gjithë ne që të mos punojmë pas shpine”.

Për shumë, largimi i Ronaldo-s te Juventus-i ka dobësuar La Liga-n. “Nuk e di, por ky është futbolli. Kemi shtiru dhe blerë lojtarë nga Spanja, ka merkato për këtë gjë... Të gjithë gëzojnë të drejta. Duhet të kemi një mendje të hapur dhe të lëmë mënjanë njerëzit me mentalitet të vjetruar”.

Një batutë që vjen në fund, mbi kontributin e Boffon te PSG: “Mund të japë më shumë, brenda dhe jashtë fushës. Është legjendë dhe eksperienca, si ajo e Dani Alves, është e nevojshme. Për ne është krenari që ai mbron ngjyrat tona”. /EDS/

*************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike