Neymar thyen rregullat e qeverisë së Francës që i ka vendosur për coronavirusin

18 Mars 2020

Neymar ka thyer rregullat që i ka dhënë qeveria e Francës në lidhje me pandeminë botërore coronavirus.

Sipas Le Parisien, ylli brazilian që është nën kontratë me Paris Saint-Germainin deri në vitin 2022, është rikthyer në vendlindjen e tij me aeroplan privat, në mënyrë që të kalojë coronavirusin në karantinë.

Duke e bërë atë gjë, 28-vjeçarin ka thyer rregullat e qeverisë franceze, në mënyrë që të ndalohet shpërndarja e virusit vdekje prurës.

Lexo po ashtu: Barcelona ka gati planin se si të rikthejë Neymarin në Camp Nou

Neymar mund të përballet me pasoja serioze shkaku i thyerjes së këtyre rregullave të caktuar nga shteti francez në mënyrë që të mos përhapet pandemia.

Braziliani deri më tani në këtë sezon ka luajtur për PSG-n në 22 ndeshje në të gjitha garat, duke shënuar 18 gola dhe ka dhënë dhjetë asistime. /Telegrafi/

Coronavirus – Statistikat

TotalKosova

Infektuar
Shëruar
Vdekur

Data credits CSSE at JHU

www.telegrafi.com